Maqedoni
LSDM, të enjtën në kuvend u krye vepër penale cënim terrorist; Prokuroria Publike, nuk është caktuar kualifikim i veprave penale
29.04.2017 17:30
LSDM posedon dëshim serioze që flasin se të enjtën në kuvend u krye vepër penale cënim terrorist i rregullimit kushtetues dhe sigurisë...

Këtë qëndrim LSDM e mbështet në nenin 313 të kodit penal, I cili parasheh burg prej 10 vitesh për krijimin e ndjesnjës së pasigurisë dhe frigës te qytetarët.
“Kemi fotogravi, videomatriale dhe dëshmi tjera dhe e dim se kush janë personat që me dhe pa maska kanë krijuar tentim për vrasjen e deputetëve në Kuvend, të cilët sulmuan gazetar dhe të punësuar në kuvend”, shprehet deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.
Poashtu shilegov tha se edhe opinioni i ka parë video regjistrimet e publikuara nga mediat, ku qartë shihen disa nga dhunuesit dhe veprat e tyre.Prandaj ai kërkoi që policia dhe Prokuroria Publike të reagojnë në bazë të detyrës zyrtare dhe të gjejnë porositësit dhe përgjegjësit e atyre që rrezikuan rregullimin kushtetues dhe sigurinë.
“Edhe porositësit edhe kryerësit e dhunës në Kuvend, patjetër të përballen me drejtësinë dhe ajo do të ndodhë.Përveç opinionit të brendshëm atë e pret edhe opinioni ndërkombëtar”, shprehet deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.
Sipas LSDM-së dhuna është nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko Çavkov dhe një grup i bashkëpunëtorëve të tyre. Lidhur me incidentin është prononcuar Zyra e Prokurorit Publik, nga e cila bëjnë të ditur se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë.
Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në njoftimin e prokurorisë e cila bën të ditur se ende nuk është caktuar kualifikimi juridik I asnjëvepre të kryer në këtë rast.
“Deri në këtë moment nuk është vendosur kualifikimi juridik i veprave të kryera penale. Vendosja e kualifikimit konkret për çdo person për të cilin do të vërtetohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi të jetë grumbulluar matriali I nevojshëm dëshmuaes veçmas për çdo person të involvuar në ngjarje penale juridike dhe vërtetimin e fakteve”.
Sa i përket numrit të personave të arrestuarve, Prokuroria Publike nuk ka dhënë informacione duke theksuar se opinion do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.
NAIM RAMADANI
