Maqedoni
LSDM, së shpejti do të zgjidhet qeveria reformatore; VMRO-DPMNE, LSDM po formon para institucione
29.04.2017 18:03
Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të kuvendit nga shumica parlamentare, në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren...

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të kuvendit nga shumica parlamentare, në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, në procedurë legale dhe legjitime, në mënyrë të qetë, para gjithë opinionit të Maqedonisë dhe botëror, së shpejti do të zgjidhet edhe qevria reformatore paralajmërojnë nga LSDM.
“Pas zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, qytetarët do të fitojnë edhe qeverinë reformatore të cilën e zgjodhën më 11 dhjetor”, shprehet deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.
Zgjedhja e kryeparlamentarit u përshëndet nga partnerët tanë strategjik SHBA-ja, BE-ja dhe i gjithë opinioni demokratik.
Tani Trajko Veljanoski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënie të mandatit për përbërje të re të Qeverisë theksojnë nga LSDM.
Sipas kësaj partie shumica parlamentare është e vendosur për vendosjen e institucioneve funksionale, të demokracisë dhe drejtësisë në Maqedoni.
Por në një reagim të VMRO-DPMNE-së thuhet se realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell askujt të mirë, ndërsa shkelja e Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores është shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit dhe sistemit.
"Kufizimi i të drejtës demokratike të diskutimit të deputetëve është kufizimi më brutal dhe shkelje i qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSDM¬ja mund të rezultojë vetëm me dhunë fizike. Tentimi joligjor, strukturat kriminogjene nga LSDM¬-ja që ta vetëshpallin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit ishte provokim i drejtpërdrejt ndaj popullit maqedonas", thuhet në kumtesën e VMRO-së.
Sipas parties së Gruevskit skenari i këtillë i LSDM¬së që të formojë parainstitucione është dëmtim i drejtpërdrejt i Maqedonisë dhe qytetarëve të vendit.
NAIM RAMADANI
