Maqedoni
Moti sot në Maqedoni
30.04.2017 12:22
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Reshjet më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa do të fryejë edhe erë e lehtë verilindore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 16 deri 23 gradë celcius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 10 gradë, ndërsa ditore deri 20 grafë celcius.
