Ekonomi

CEFTA, Laknori, nuk zbatohet, kompanitë kanë probleme; Mosrespektimi i CEFTA-s, Ramadani, kemi vonesa që shtojnë harxhimet

30.04.2017 14:50

Marrëveshja CEFTA-2006 është marrëveshje gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e cila ka për qëllim liberalizimin e plotë të tregut...

Marrëveshja CEFTA-2006 është marrëveshje gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e cila ka për qëllim liberalizimin e plotë të tregut në rajon si dhe trajtimin e barrierave të ndryshme jotatimore për tregtinë.
 
Por vendet nënshkruese të saj, ankohen se   CEFTA nuk është zbatuar në tëresi Nga oda tregëtare e Shqipërisë,   thonë se marrëveshja e CEFTA-s biznesi nuk ëhtë shumë I informuar për këtë marrëveshje. 
 
“CEFTA nuk është 100% zbatuar edhe pse përpjekjet nga doganat rajonale janë nga të gjitha vendet prapë kompanitë kanë vonesa në dogane, përsëri kërkohen dokumenta shtesë, përsëri nuk njihen certifikatat reciproke të  cilësisë së produkteve sidomos produktet e qumshtit, produktet e mishit produktet farmaceutike. Mbetet akoma punë për tu bërë, ju nevojitet qeverive tona ta përditësojnë marveshjen e CEFTA-s në mënyrë që të përfitojnë bizneset vendase dhe të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik rajonal në shkëmbimin e produkteve dhe shërbimeve”, shprehet Albana Laknori nga dhoma e tregëtisë së Shqipërisë.
 
Edhe afaristët ankohet se mosrespektimi I plotë I marveshjes ju paraqet harxhime shtesë kompanive.
 
“Sa I perket marëveshjes së Ceft-ës janë disa gjëra nuk zbatohen, shembull njohja e çertifikatave të produkteve në mënyrë reciproke mu për at shkak paraqitet kontrolle të produkteve në shtetet importuese dhe paraqitet harxhime shtesë dhe bëhet vonese e mallrave në vendin e duhur”, shprehet afaristi Xhemail Ramadani.
 
Afaristët këkrojnë procedura më të shpejta dhe më të thjeshta në pikat kufitare.
 
Marrëveshja CEFTA-2006 është marrëveshje gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e cila ka për qëllim liberalizimin e plotë të tregut në rajon si dhe trajtimin e barrierave të ndryshme jotatimore për tregtinë.
 
Në lidhje me këtë, drejtoresha e çështjeve të pronësisë intelektuale pranë Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Albana Laknori shpreson se në të ardhmen do të përmirësohet biznesi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ajo tha se marrëveshja e CEFTA-s tani për tani zbatohet pak dhe biznesi pak di për këtë marrëveshje.
 
GAZMEND KURTISHI