Maqedoni

Familja Jahiu përballë skamjes dhe sëmundjes

30.04.2017 15:47

Skamja dhe problemet e shendetit te familjareve jane bere bashke ne familjen Jahiu ne lagjen Serave ne Shkup...

Skamja dhe problemet e shendetit te familjareve jane bere bashke ne familjen Jahiu ne lagjen Serave ne Shkup, por nuk jane te vetmet keto probleme qe ndeshem , kjo familje jeton ne kete bodrum aferisht 2 dekada .Familja Jahiu perbehet nga 8 antare, familjaret jetojne ne keto dy dhoma dhe varferia lexohet qe ne prag te shtepis.
 
Ata jetojne në një shtëpi ku dhomat janë të mbushura me sende të vjetra, me lot ndër sy zonja e shtepis thote se e ka të vështirë të heqë dorë nga gjërat e vjetra edhe pse shume prej tyre nuk i hyn ne sherbim sepse nuk ka shprese se mund ti zevendesoj me gjera te reja. Të dërmuar nga ndodhit e së kaluarës mundohen të bëjnë të njohur për publikun historin e jetes se tyre.
 
Kryefamiljari  Isniu ka qen njeri puntore ai 20 vite ka punuar ne tregun e gjelbert , madje deri para 10 vitesh ka pasur edhe nje biznes te vogel familjare me shitblerjen e bebelinave per femije .Por semundja e epilepsies qe tashme e vuan 10 vite me rradhe ka bere edhe shkeputjen e tij edhe nga biznesi por dhe nga cdo gje tjeter.
 
Sikur mos ti mjaftonin vuajtjet , ne der iu trokiti edhe nje hall atyre para pak muajsh ju shtua edhe nje breng , mesuan edhe per semundjen e mbeses 13 muajshe Eldes ku e njejta vuan nga epilepsia e trashiguar nga gjyshi.
 
Per t'ja lehtësuar sadopak këtë dhimbje të madhe tju shtrijem doren duke ju treguar se ne jemi kthyer në një tren që udhëton në shinat e varfërisë dhe skamjes dhe që në vagonat e tij ka plot shpresë, solidaritet dhe humanizëm që mbledh secilin prej nesh.
 
Të bëhesh pjesë e zgjidhjeve të halleve të njerëzve është vërtetë mirësi e madhe. Të ndihmosh të nevojtaret është obligim për të gjithë ne ....
 
HAMIDE IBRAHIMI