Maqedoni

LSDM apel Gruevskit, mos tento të bllokosh kryeparlamentarin; VMRO-DPMNE, zgjedhja e krzeparlamentarit ishte një performancë

30.04.2017 16:04

LSDM kërkon nga Nikoilla Gruevski dhe partia e tij që të mos tentojë të bllokojë punën e kryeparlamentarit të ri Talat Xhaferi...

LSDM kërkon nga Nikoilla Gruevski dhe partia e tij që të mos tentojë të bllokojë punën e kryeparlamentarit të ri Talat Xhaferi, duke theksuar se ajo do të ishte një vepër e rëndë penale.                                                                                                                                 
“Dëshiroj ta porosis Gruevskin dhe porositësit tjerë të dhunës, që të mos u shkoj ndër mend të bllokojnë punëne kryetarit të ri të Kuvendit.Kjo është vepër e rëndë penale Kundërkushtetuese e dënueshme me ligj. Zgjedhja e kraeparlamentarit të ri u bë në përputhje të plotë me rregulloren dhe kushtetutën.Ajo mund shum qart të shihet edhe nga video regjistrimet ku shum mire shihet se 61 deputet qartë, publikisht dhe pa kurfar fshehjesh votuan për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.Në momentin e pare kur të krijohen kushtet nga aspekte të ndryshme, që të mund të mblidhet kuvendi, dhe të vazhdoj puna, atë do ta bëjmë.Por ashtu si edhe deri tani do të bëjmë gjithça për të penguar viktima te qytetarët.Ësht e dukshem se kemi dëshmuar se fati jonë nuk është me rëndësi, me rëndësi janë qytetarët, ata të mos futen në përleshje”, shprehet deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski.
 
Por VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në se duke shpejtuar që ta realizojë platformën e Tiranës ashpër e kanë shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit. 
 
"LSDM-ja në mënyrë të planifikuar dhe të dhunshme siç paralajmëruan edhe penat e tyre gazetareske dhe ekspertët realizoi performancë të cilën ata e quajnë zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët e tyre dhe të punësuarit në Kuvend, i vunë në rrezik dhe goditje të revoltës popullore", thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO- së. 
 
Megjithse zgjedhja e Talat Xhaferit në postin e kryeparlamentarit u përshëndet nga SHBA-të, BE, NATO dhe të gjitha shtetet perëndimore, për partinë e Gruevskit një vendim i tillë është i pa pranueshëm.
 
NAIM SINANI