Maqedoni

LSDM, funksionar dhe kriminel dhunuan deputetët; VMRO-DPMNE, LSDM provokoi revoltën e qytetrëve

30.04.2017 16:39

LSDM kërkon nga Prokuroria Themelore, Ministria e punëve të brendëshme dhe të gjitha intitucionet kopetente, që të zgjivillojnë hetime transparente...

LSDM kërkon nga Prokuroria Themelore, Ministria e punëve të brendëshme dhe të gjitha intitucionet kopetente, që të zgjivillojnë hetime transparente, për zbulimin e kriminelëve që ishin pjesmarrës në ngjarjet e dhunshme në Kuvend.
 
Duke publikuar emrat dhe fotografitë e disa pjesmarrësve në dhunën në Kuvend, Damjan Mançevski nga LSDM theksoi se porositësit e dhunës në Kuvend sëbashku me kryerësit patjetër duhet të përgjigjen.
 
Ai tha se nga video regjistrimet qytetarët mosovikisht i njohin kryerësit e Gruevskit, Mijallkovit, Çavkov dhe Vlejanovskit. Të gjith deri më një, ishin të njohur për deputetët e DPMNE-së, pasi janë pjesë e strukturave partiake të kësaj partie.
 
Në mesin e turmës që shkaktoi dhunën në kuvend kishte edhe drejtor të ndërmarrjeve publike, udhëheqës sektorësh, të punësuar në MPB, të punësuar në ndërmarrjet publike dhe shum të tjerë që marrin paga nga shteti, por edhe kriminel të rëndë dhe vrasës të cilët në kuvend ishin dërguar për të kryer tentim për vrasje tha Mançevski.        
                                            
“Dimçe Hristovski Zhaba nga Prilepi, ish pjestarë i njësitit Luanët, i dënuar për vrasje të dyfisht në korrik të vitit 2005, në manifestimin Pivo fest. Një nga viktimat e tij është fëmij. Ky njeri e lëndoi kryetarin Zoran Zaev. Në foton e rradhës mund të shihet qartë një nga sulmuesit e Radmilla Sheqerinskës, Dimitar Pecov nga Strumica. Igor Jug, me simbole të Ustashëve, i dënuar për dhunim, vrasje, drogë, dhe sulm fizik. Siç mund të shihet në video regjistrime një nga ata që i pa penguar nga policia I orjentojnë dhunuesit është edhe Nikolla Mitrevski Kolo, tre herë i dënuar me burg, dhe dorë e djatht e Aleksandar Vasilevski Ninxha, të dy dhunues të njohur të DPMNE-së. Të njejtit kanë marrë pjesë edhe në sulmin ndaj deputetit tone Muhamed Zekiri. Njëri nga të parët që u fut në Kuvend është Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkovit.Ky dhunues në anën e majt të fotografisë është Adnan Memed, shefi i kabinetit të Elvis Bajramit, kryetar i Komunës së Shutkës dhe djal i Amdi Bajramit. Goran Vangellov nga Velesi, pjesë e të ashtuquajturave shoqata patriotike, i lidhur ngusht me Ilija Dimovskin. Predrag Petrushevski Bingo, nën kontroll të Johan Tarçullovskit. Në Kuvend ishte edhe Munir Pepiç, i punësuar në Agjencionin për zbulim, i dyshuar në rastin Titanik të PSP-së, për letërnjoftime të falcifikuara. Mitko Mihajllovski Xhaçka, i punësuar në MPB. Andrej Iliev, nënkolonel në ARM. Martin Stojanovski, I punësuar në Agjencionin për nxitje të zhvillimit të Bujqësisë. Në PRESS sallën ishte edhe drejtori i ujësjellësit dhe kanalizimt Shkup, Aleksandar Atanasov”, shprehet deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski.
 
Ata janë disa nga pjesmarrësit në kryerjen e veprës cënim terrorist të rregullimit kushtetues dhe sigurisë, në bazë të nenit 313 të Kodit Penal dhe patjetër të bartin përgjegjësi tha Mançevski.
 
Por VMRO-DPMNE me anë të një komunikate me shkrim kanë fajsuar LSDM-në për shkaktim të revoltës së planifikuar te qytetarët, duke theksuar se kjo parti duhet të bartë përgjegjësi politike dhe juridike.
 
"LSDM patjetër të bartë përgjegjësi politike dhe juridike për situatën në të cilën e solli Kuvendin dhe shkatrrimin e demokracisë në Maqedoni. Qytetarëve të Maqedonisë, nuk u nevoiten ndarje, dhunë dhe platform të huaja, qytetarët dëshirojnë respektim të ligjeve, sundimin e së drejtës dhe programe dhe platform për përparim ekonomik dhe progress teknologjik. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kërkojnë që ligjet dhe procedurat të vlejnë për të gjith dhe askush të mos guxojë të njejtit ti shkelë apo anashkalojë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
 
NAIM SINANI