MPJ e Suedisë, duhet respektuar kryetari i ri i kuvendit
Pas reagimeve të shumtë në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Vollstrom...

Ajo nëpërmjet rrjetit social twitter ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet.
“Kryetari i porsazgjedhur duhet të respektohet, Qeveria e re e formuar nga shumica parlamentare duhet të zbatoj reformat urgjente”, ka shkruar Volstrom.
Përndryshe përzgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së.
Ndërkaq edhe diplomati suedez Karl Bild i cili pak kohë më parë vizitoi vendin në përpjekje për të shoshitur mosmarrëveshjet mes palëve ka theksuar se konflikti në Maqedoni nuk është etnik por konflikt për pushtet dhe korrupsion.
Megjithatë Bild ka shtuar se frika etnike tani po shfrytëzohet fuqishëm në këtë betejë gjë që është shumë e rrezikshme.
