Maqedoni

Ji takon liderët shqiptar; Ahmeti: Ji ishte i qartë, të vazhdojë procesi; BESA: Treguam gadishmëri për zgjidhjen e krizës

30.04.2017 18:32

Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi i SHBA-ve, Hojt Brajan Ji priti në takime...

Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi i SHBA-ve, Hojt Brajan Ji priti në takime të ndara krerët e partive parlamentare të bllokut shqiptar, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi dhe Menduh Thaçi. Takimet u realizuan larg syve të opinionit, pas dyerve të mbyllura. 
 
Pas takimit me z. Ji, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se SHBA-të kërkojnë stabilitet dhe vazhdimin e procesit të ngritjes së institucioneve. Kthim prapa nuk ka. 
 
“Zv/sekretari ishte shumë i qartë që RM-së në këto situata i duhet stabiliteti , proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, institucionet të funksionojnë, sigurisht që kthim pas nuk ka. Nëse ne nuk ndërgjegjsohemi, nuk vetëdijësohemi sigurisht se do të pësojnë gjithë qytetarët e RM-së, prandaj duhet pranuar ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit t ëri të parlamentit”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.     
 
Ndërkaq, në kumtesën e Lëvizjes Besa thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.
 
Edhe Aleanca për reforma parlajmëroi kumtesë për takim me Zёvendёs ndihmёs sekretarin Ji. 
 
Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë e SHBA-ve qëndrimin e tij rreth vizitës do ta deklarojë pas mbylljes së takimeve, ditën e hënë. Zёvendёs ndihmёs sekretari Ji, gjatë të hënës, do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kreun e LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 
 
Një ditë më parë Presidenca njoftoi se Ivanov ka pezulluar të gjitha aktivitet për shkak të ngjarjeve të fundit, kështu që është krijuar mundësia që të takohet me z. Ji.    
 
Gjatë qëndrimit të Shkup, Ji pritet të ndikojë në përshpejtimin e procesit të transferim të pushtetit. Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Presidenti dhe kryeministri teknik vazhdojnë të kontestojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi. 
 
Ndërkaq, ShBA dhe BE, menjëherë pas votimit, njohën zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe paralajmëruan bashkëunim.
 
SHPËTIM NUREDINI