Maqedoni

Strugë, pensionistët përmes këngës dhe valles kultivojnë bashkëpunimin

30.04.2017 19:02

Në qytetin e Strugës Shoqatat e pensionistëve të maqedonisë me këngë, muzikë e valle mbajtën revinë e 15 regjionale të maqedonisë jug perendimore..

Edhe pse këta punëtorë të devotshëm tërë jetën kanë kontribuar për vehten, por nga e veçanta kur shohim tek e përgjithshmja ata 40 vjet kanë kontribuar që të ngritet një shoqëri ndryshe, një shoqëri pasive që ka jetuar mbi shpatullat e kësaj antarsie që sot lartëson sukseset duke u vetëorganizuar në një strukturë e fuqishme e shoqërisë të quajtur pensionistë të cilët dje në qytetin e poezisë në Strugë shprehën talentin e tyre përmes këngës folklorit e valleve.
 
Në frymën e kultivimit të bashkëpunimit pensionistët e Strugës Dibrës Ohrit Gostivarit Demir-Hisarit e Kerçovës në garën artistike matën forcat e tyre në kultivimin artistic e folkloric të qyteteve prezentuese
Duke folur për rëndësinë e këtyre garave përfaqësuesit e shoqatave të pensionistëve theksuan se këto gara kanë një simbolikë të veçantë, sepse na japin kënaqësi, kreativitet dhe kultivojnë bashkëpumin mes pensionistëve të qyteteve të ndryshme. 
 
Fituesit e zgjedhur nga komisioni I posacëm, do të marin pjesë në Shkup, në garimin republican të pensionistëve.
 
ATLI DEMI