Maqedoni
Grabitet një farmaci në qendër të Shkupit
30.04.2017 19:42
Farmacia e Zeginit në qendër të Shkupit është grabitur mbrëmë nga një sulmues me maska...

Farmacia e Zeginit në qendër të Shkupit është grabitur mbrëmë nga një sulmues me maska, i cili me kërcënim nga e punësuara ka marrë para.
Siç thuhet në buletinin e sotëm të MPB-së, sulmi është kryer në orën 20.
Në orën 21:30 nga Njësia për Njoftim dhe Komandë (NJNJK) u denoncua se rreth orës 20:10 minuta në rrugën "Mitropolit Teodosij Golloganov" në farmaci, një person i maskuar, ka hyrë brenda dhe me kërcënim të një mjeti të fortë nga e punësuara ka marrë tani për tani një shumë të pacaktuar të parave dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, njoftoi MPB.
Merren masa për gjetjen e personit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit./mia
