Botë
Në sulmet në Jemen vriten pesë militantë të dyshuar të Al-Kaidës
30.04.2017 20:05
Pesë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë nga një sulm i SHBA-së me dron në Jemen, kanë thënë autoritetet lokale...

Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm dhe ka pasur si shënjestër një makinë që po transportonte armë në provincën Marib, kanë thënë zyrtarët ushtarakë dhe të sigurisë.
Një zyrtar i ushtrisë i ka thanë agjencisë AFP se vetura që është sulmuar i përkiste një lideri të njohur liderit të një dege të Al-Kaidës në Jemen.
Sulmi erdhi 24 orë pas një sulmi tjetër ajror të ngjashëm ku u vranë tre militantë të dyshuar të Al-Kaidës në jug të Jemenit./mia
