Hoyt Brian Yee vazhdon edhe sot takimet në Shkup

01.05.2017 11:54

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee....

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, vazhdon sot vizitën dy ditore  në Shkup, ku sot pritet të takojë presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase: Lidhjes Social-Demorkate dhe VMRO-DPMNE-së.

Takimet, edhe sot, pritet t’i kushtohen çështjes së formimit të qeverisë dhe realizimit të reformave.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të dalë në një konferencë për shtyp pasi t’i ketë përfunduar të gjitha takimet.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, e cila pasoi zgjedhjen e Xhaferit në postin e kryekuvendarit.