LSDM apel Gruevskit: Mos tento të bllokosh kryeparlamentarin, VMRO-DPMNE: Zgjedhja e kryeparlamentarit ishte një performancë
01.05.2017 12:21
“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës”,- thonë nga LSDM...

“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës”,- thonë nga LSDM dhe kërkojnë nga Nikolla Gruevski dhe partia e tij që të mos tentojnë të bllokojnë punën e kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferit, duke theksuar se ajo do të ishte vepër e rëndë penale.
Por, VMRO-DPMNE zgjedhjen e kryeparlamentarit e quan vendim fiktiv në kundërshtim me Rregulloren dhe Kushtetutën, dhe akuzoi LSDM-në për grushtshtet.
