Me kërkesë të Prokurorisë Publike, MPB ka ngritur kallëzim penal për 15 persona, 5 u arrestuan

30.04.2017 20:07

Para Gjykatës Penale në Shkup pasdite janë nxjerrë pesë persona....

Para Gjykatës Penale në Shkup pasdite janë nxjerrë pesë persona pjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në Kuvend. Tani nuk dihet se vallë Prokuroria Publike do të kërkojë paraburgim apo masa të tjera të sigurisë.

Paraqitja para gjykatësit ndodhi pasi Policia ka ngritur kallëzime penale kundër 15 personave lidhur me dhunën e ushtruar në Kuvend, ditën e enjte.

Njëri nga të arrestuarit është një inspektor nga Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim.

Sipas njoftimit të MPB-së, personat për momentin ngarkohen për vepra penale pjesëmarrje në turmë, që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës dhe pjesëmarrje në turmë. Nëntë persona të tjerë janë në kërkim, por paralelisht me këtë bëhen edhe analiza shtesë për vërtetimin e identitetit të pjesëmarrësve në dhunë, që do të thotë se numri i kallëzimeve dhe të të arrestuarve mund të rritet.

15 personat për të cilët është parashtruar kallëzim penal janë persona që drejtpërdrejt morën pjesë në sulmin ndaj deputetëve dhe depërtuan sigurimin e dobët policor. Tani për tani nuk ka kallëzim kundër organizatorëve të protestave, por Policia ka dërguar njoftim të posaçëm deri në Prokurorinë Themelore Publike.