Botë
Suedi, policia dyshon për zjarr të qëllimshëm
01.05.2017 14:12
Autoritetet po hetojnë pistën e zjarrvënies së qëllimshme në xhaminë “Imam Ali”, në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm...

Autoritetet thonë se zjarri mund të ketë nisur nga jashtë xhamisë, por kjo pistë ende nuk është vërtetuar zyrtarisht.
“Zjarri ra në pjesën e pasme të xhamisë dhe kur ne arritëm zjarri ishte përhapur. Dukej se zjarri ishte filluar nga jashtë ndërtesës, por ende nuk jemi të sigurtë”,- deklaroi drejtuesi i Zjarrfikësve, Mikael Lund.
Drejtuesit e xhamisë thonë se tashmë ajo është e papërdorshme, por presin hetimet të përfundojnë për të parë se çfarë realisht e shkaktoi zjarrin.
“Nuk kam ide si nisi zjarri, por policia po heton dhe duket se ka qenë zjarr i qëllimshëm. Ne do të shtojmë masat e sigurisë, por gjithsesi që i presim rezultatet e hetimit policor”,- tha zëdhënësi i Xhamisë “Imam Aliu”, Akil Zahiri.
Për shkak të zjarrit janë dëmtuar 3 mijë libra të cilat kanë qenë në xhami.
BELINDA KOKA ADEMI
