Botë

Kaliforni, vrau 1 person dhe lëndoi 6 të tjerë, policia vret agresorin

01.05.2017 14:30

Një festë ditëlindjeje ka përfunduar tragjikisht në San Diego të Kalifornisë...

Një 49 vjeçar i armatosur prishi festën duke filluar të gjuajë në drejtim të personave të pranishëm e duke arritur të lëndojë 7 prej tyre.

Njëra prej grave më pas ka ndërruar jetë në spital, të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Policia intervenoi menjëherë dhe agresori mbeti i vrarë gjatë shkëmbim-zjarrit me forcat e rendit.

Ende nuk dihet se çfarë e detyroi 49 vjeçarin të qëllonte ndaj njerëzve që festonin.