Maqedoni
Të drejtat e punëtorëve, mediat flasin vetëm 3.5%
01.05.2017 15:42
Temat për të drejtat sindikale dhe të drejtat e marrëdhënieve të punës përfaqësohen minimalisht në mediat e Maqedonisë, me vetëm 3.5%...

Këtë e tregon monitorimi i realizuar ndaj disa mediave nga ana e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Nëpunësve Mediatikë.
"Në periudhën kohore nga tre herë për një javë, ose gjatë 21 ditëve në shtatë media që ishin ndjekur janë publikuar gjithsej 2.818 përmbajte gazetareske, më saktë tekste apo TV kronika, prej të cilave vetëm 100 kanë të bëjnë me temat në interes të këtij monitorimi. Përveç kësaj, mediat pothuajse nuk njoftojnë për këto çështje, ndërsa kur hapen të tilla tema, në të shumtën e rasteve informimi i opinionit është sipërfaqësor, pa hyrë në analizë",- u tha nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Nëpunësve Mediatikë.
Sipas analizës, përveç asaj se reporterët pothuajse nuk kanë njoftuar për këto çështje, kur bëhet fjalë për këto tema ata rrallë herë paraqiten në titujt kryesorë të gazetave ose në forshpanat e lajmeve.
GAZMEND KURTISHI
