Botë

Koreja Veriore maksimalisht e përforcon arsenalin e saj bërthamor

01.05.2017 21:39

Koreja Veriore planifikon "maksimalisht ta përforcojë potencialin e saj bërthamor", deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Koresë Veriore të Punëve të Jashtme...

Sipas  tij, Pheniani "vazhdimisht do të ndërmarrë masa për përforcimin e arsenalit bërthamor pas vendimit të liderit Kim Xhong - un. 
 
Ai theksoi se kjo është e lidhur me situatën kritike të Gadishullit Korean "për shkak të stërvitjeve amerikano-koreanojugore të cilat janë orientuar kundër Koresë Veriore". 
 
"Asnjëherë deri tani histera e agresionit të SHBA-së nuk ka qenë kaq e zjarrtë, ndërsa situata në gadishull nuk ka qenë kaq afër luftës", citon diplomati koreanoverior./mia