Fluturimi i parë çarter nga Amsterdami në Ohër sivjet

02.05.2017 09:45

Me fluturimin e parë çarter me turistë holandezë nga Amsterdami....

Me fluturimin e parë çarter me turistë holandezë nga Amsterdami me kompaninë ajrore "Korendon" sot në aeroportin "Shën Apostul Pali" në Ohër do të shënohet hapja e sezonit veror në qendrën më të njohur turistike të Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve të TAV Maqedoni, turistët holandezë do t'i presin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Alp Er Ersoj dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.