VMRO-DPMNE, të mos arrestohen protestuesit
VMRO-DPMNE i ka ftuar institucionet që të mos i arrestojnë protestuesit...

VMRO-DPMNE i ka ftuar institucionet që të mos i arrestojnë protestuesit e dhunshëm në kuvend, duke theksuar se ata janë njerëz të pa fajshëm dhe po arrstohen duke u shpejtuar të dëshmohet njëfar rezultati nga gngjarjet e së enjtes.
Në njoftimin e VMRO-së thuhet se gjatë ditës së djeshme te ata kanë shkuar informacione se janë arrestuar shum persona të cilët nuk kanë kryer kurrfar dhune apo vepër penale, ndërsa janë mbajtur në polici disa orë.
Disa prej tyre sipas VMRO-së kanë marr edhe paraburgim pa dëshmi elementare se kanë kryer vepër penale apo dhunë.
MPB dhe prokuroria duhet të jenë të vetëdishme se përarrestimin e dikujt, apo nxhjerrjen para gjyqit, duhet të kenë dëshmi të forta për kryerje të veprës penale.
Poashtu Prokuroria dhe gjykatat nuk duhet të kenë qasje të ndryshme për këto ngjarje, nga ngjarjet gjat dhunës ndja policisë nga protestuesit e paguar laraman të vitit të kaluar, të cilët për para protestuan dhe kryen dhunë ndaj policisë maqedonase, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Nga partia e Gruevskit përgjegjësinë për incidentet në kuvend ia hedhin LSDM-së.
