Trump i gatshëm të takoj Kim Jong Un
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i hapur....

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i hapur për takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ‘nën rrethana të caktuara”.
“Nëse do të ishte e përshtatshme për mua që të takohesha me të absolutisht se do ta bëja. Do të isha i nderuar”, tha Trump në intervistë për Bloomberg dhe shtoi se “takimi do të bëhej nën rrethana të caktuara”.
Trump në një intervistë për Reuters, një javë më parë tha se Kim Jong Un është bërë lider i Koresë Veriore në moshë shumë të re.
“I kishte 27 vjet kur i vdiq i ati, dhe ai mori pushtetin, Në këtë moshë sigurisht nuk e kishte lehtë. E dini, kishte shumë gjeneralë dhe njerëz të tjerë që do të donin të bënin atë që ai e bën. Kam thënë edhe më parë, e them edhe tani, nuk është pse po ia numërojë meritat, por e pranoj se e kishte vështirë. Nuk e di nëse është racional apo jo, por po shpresoj se është”, - tha presidenti Trump.
Që atëherë ai tha se kishte rrezik për konflikt me Korenë e Veriut dhe se dëshiron që ta zgjidh problemin në mënyrë diplomatike.
Koreja e Veriut e testoi të shtunën pa sukses një raketë balistike. Për shkak të këtyre provave bashkësia ndërkombëtare i ka vënë sanksione Koresë Veriore.
Ndërkohë zyrtarë të mbrojtjes në Seul dhe Uashington thanë se sistemi anti-raketor i Shteteve të Bashkuara THAAD ka nisur të operojë në Korenë e Jugut.
Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët.
Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon.
