Rusi, Merkel takon presidentin rus, Putin

02.05.2017 12:25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takon sot presidentin rus....

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takon sot presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi në rezidencën e Putinit, në qytetin Soçi, vjen në kohën kur marrëdhëniet dypalëshe janë në një pikë të ulët për shkak të luftës në Siri dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Merkel dhe Putin pritet t’i diskutojnë të dyja çështjet. Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Gjermania ka qenë forca lëvizëse e sanksioneve që ia ka vendosur Bashkimi Europian Rusisë si ndëshkim.

Putin, nesër  do të takojë edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.