HUMANIZMI

Koncet humanitar për ndihmë për Serbinë dhe BeH-në

26.05.2014 11:36

Në koncert do të performojnë një numër i madh i yjeve të estradës së Maqedonisë, ndërsa biletat janë me çmim simbolik prej 150 denarëve..........

Koncert humanitar për ndihmë për të pësuarit nga përmbytjet në Serbi e BeH do të mbahet sonte në sallën Boris Trajkovski në Shkup. Koncertin e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në koncert do të performojnë një numër i madh i yjeve të estradës së Maqedonisë, ndërsa biletat janë me çmim simbolik prej 150 denarëve.

Mjetet nga koncerti humanitar, si dhe mjetet që planifikohet të mblidhen nga shfaqjet që do të realizohen në teatrot tona, Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Filarmonia e Maqedonisë do të transferohen në xhiro llogari të veçantë në "Boris Trajkovski" dhe pastaj do t'i dorëzohen të pësuarve në Serbi e BeH.