KRRE: 1.5 denarë më lirë benzina dhe nafta
02.05.2017 15:43
Benzina dhe Dizeli prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër....

Benzina dhe Dizeli prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër, kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë Eurosuper BS-95 arrin në 66 denarë, Eurosuper BS-98 është 68 denarë, Eurodizel 51 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 39,5 denarë për litër.
Si arsye për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja e theksojnë për 4,86 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar të tregut botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,035 për qind kursin më të ulët të dollarit në lidhje me denarin.
