Nesër kthehet borxhi i vjetër, Qeveria mori sot 50 mln euro borxh të ri
Qeveria mori borxh në vlerë prej 49,4 milionë euro, shumë e cila nesër duhet të kthehet si borxh i vjetër...

Deri në fund të muajit janë paraparë edhe dy ankande të letrave me vlerë, ndërsa vlera e përgjithshme e borxhit të Qeverisë për këtë muaj është rreth 70 milion euro.
Momentalisht, borxhi publik, sipas Ministrisë së Financave është rreth 4 miliard e 800 milionë euro. Sipas numërores për borxh publik, ajo shumë është mbi pesë miliardë euro, përkatësisht çdo qytetar është në borxh rreth 2500 euro.
Nga Ministria e Financave thonë se pavarësisht situatës momentale në vend, një ekip i tyre po shqyrton mundësitë për lëshimin e euro - bondit të ri.
Me euro - bondin e ri të gjashtë që do të lëshohej në tremujorin e fundit të këtij viti do të duhej të paguhen borxhet që do ta arrijnë afat - pagesën e vitin të ardhshëm, kur vendi duhet të kthejë 434 milion euro borxh të vjetër.
