Botë

Siri, sulmohet kampi i refugjatëve, 32 të vrarë

02.05.2017 16:29

ISIS ka sulmuar një kamp refugjatësh në provincën Hasakeh, në anën siriane të kufirit me Irakun...

Pesë kamikazë kanë hedhur veten në ajër, duke shkaktuar edhe 32 viktima të tjera. Më pas, shpërthyen përleshje të ashpra midis luftëtarëve të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” me pjesëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë dhe Aleancës me luftëtarë kurdë dhe arabë. Disa nga këta të fundit u raportua se ishin në mesin e të vdekurve nga sulmi.