Të shtunën, memoriali i parë “Mentaz Allajbegu”
Qëllimi jonë si klub, është që të gjithë së bashku të respektojmë legjendën Mentaz Allajbegu, është shprehur njeriu numër një i Lirisë, Betim Vrenezi.....

Pas suksesit të madh të korrur gjatë fundjavës, kur edhe u shpall për herë të dytë rrishtaz kampion shtetëror në konkurencën e seniorëve, klubi i mundjes Liria nuk ndalet.
Tani, po punohet në organizimin e dy turneve që do të mbahen dhe organizohen nga vet ata, gjatë fundjavës në palestrën sportive të gjimnazit “Zef Lush Marku”, Margaritarin e Maqedonisë si dhe memorialin e parë në emër të arsimtarit të ndjerë, Mentaz Allajbegu.
Qëllimi jonë si klub, është që të gjithë së bashku të respektojmë legjendën Mentaz Allajbegu, është shprehur njeriu numër një i Lirisë, Betim Vrenezi.
“Turneu do të organizohet në kategorinë e pionerëve, pasi siç e dini i ndjeri Mentaz Allajbegu çdoherë ka nxjerur gjenerata të reja. Për këtë shkak edhe turneu do të jetë për fëmijë. Do të jetë memoriali i parë që do të mbahet në nderë të legjendës. Kemi ftuar mbi shtatë shtete dhe presim që të na vijnë Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Greqia, Moldavia. Deri më tani janë paraqitur këto ekipe, presim të vijnë edhe tw tjera. Mendoj se do të jetë një turnir i mirë, i fuqishëm dhe do ta respektojmë të gjithë dashamirët e sportit dhe shokët e tij, legjendën Mentaz Allajbegu”, është shprehur Vrenezi.
Turneu në fjalë, i pari i tillë, do të mbahet gjatë ditës së shtunë dhe në konkurencën e juniorëve, me ç`rast deri më tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar garues nga disa shtete dhe vendi. (Mustafa Ademi , TVM2)