Maqedoni
Kuvend, gjurmët e kaosit evidente, ende llogariten dëmet
02.05.2017 17:27
Kuvendi republikan edhe sot në mëngjes kishte pamje kaotike pas dhunës të së enjtes...

Pjesa më e madhe e inventarit të shkatërruar ishte grumbulluar në një vend dhe përgjegjësit po llogarisin dëmet e shkaktuara.
Ato që duken janë vetëm pllakat, xhamat e karriget e thyera, shumica e të cilave u gjuajtën në drejtim të deputetëve të ngujuar në sallën e pres konferencave.
Dyert e pres qendrës janë të vulosura nga policia, edhe salla plenare ka qenë gjithë ditën e mbyllur dhe nuk kemi pamje filmike për gjendjen e inventarit të saj.
