Okllahoma zvoglon në 2:1
Okllahoma Siti Tander është kthyer në lojë, në serinë finale të konferencës së Perëndimit, kundër ekipit të San Antonios..........

Okllahoma Siti Tander është kthyer në lojë, në serinë finale të konferencës së Perëndimit, kundër ekipit të San Antonios.
Tanderat, pas dy disfatave të thella të përjetuara si mysafirë, në ndeshjen e parë të serisë në parket nikoqir, mposhtin kundërshtarin me 106-97, duke zvogëluar dizavantazhin në 2-1.
Hero i këtij triumfi të Okllahomës, ishte Serzh Ibaka, i cili u kthye pas dëmtimit, duke kontribuar në fitore me 15 pikë e shtatë kërcime, të gjitha të regjistruara në momentet vendimtare. Në fitoren e tetë të njëpasnjëshme në shtëpi kundër sparsave, te tanderat, më efikasi ishte Rasell Uestbruk me 26 pikë, të cilave u shtoi tetë kërcime dhe shtatë asiste, ndërsa Kevin Durent, kontriboi me një pikë më pak dhe dhjetë kërcime.
Në anën tjetër, u evidentua Manu Xhinobili me 23 poena, ndërsa pikë dyshifrore regjistruan vetëm edhe dy basketbollist. Sfida e ardhshme e serisë finale të Perëndimit, në program është të martën në mbrëmje, sërish në parket të Okllahomës.