Maqedoni
Paqartësitë vazhdojnë, ambasadorët në selinë e LSDM-së
02.05.2017 18:25
Ambasadorët, ndërkohë, vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar Maqedoninë...

Sot selinë e LSDM-së e vizituan ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Allthauzer, ambasadori i Francës, Kristian Timonie, ambasadorët e Holandës, Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Viton.
Tani për tani nuk ka shumë detaje për zhvillimin e takimit.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të këtyre shteteve në Maqedoni, në vazhdimësi shprehin shqetësimin e tyre për thellimin e krizës politike, ata e dënuan dhunën në Kuvend, shprehën mbështetjen e tyre për kryeparlamentarin e ri, duke sugjeruar sa më shpejt të formohet Qeveria nga shumica parlamentare.
