Maqedoni
LSDM: Veljanovski të lirojë zyrën, zgjedhje të reja nuk do të ketë
02.05.2017 18:47
Nuk kanë munguar as përplasjet midis dy partive politike brenda vendit...

Nga LSDM kërkuan që Trajko Veljanoski t’ia mundësojë kryeparlamentarit të ri të Kuvendit të hyjë në kabinetin e tij në mënyrë që të vazhdojnë proceset demokratike, ndërsa shumica në Kuvend të formojë Qeverinë.
Zgjedhje të reja, thekson LSDM, nuk do të ketë.
“Kryetar i ri i Kuvendit është Talat Xhaferi. Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do t’i dërgojë njoftim Gjorge Ivnaovit se është formuar shumica legjitime demokratike dhe se Ivanov është i obliguar t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë”,- thuhet në kumtesë.
LSDM edhe një herë do t’ia shpalos Ivanovit ekzistimin e programit të qeverisë së re reformuese, që në tërësi e garanton karakterin unitar të Maqedonisë, ndërkaq kërkon përgjegjësi për porositësit dhe ekzekutorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend.
