Maqedoni

Sllupçani përkujton 2 Majin, shënohet fillimi i Luftës së UÇK-së

02.05.2017 19:52

Në Sllupçan të Kumanovës u shënua sot 2 Maji, Dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”...

Në Sllupçan të Kumanovës u shënua sot 2 Maji, Dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli Karadakun zonë të lirë, duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në manifestim morën pjesë familjarë të dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë, si dhe u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Sllupçan.