Maqedoni

“Të bashkuar për Maqedoninë”, rikthehen protestat në Shkup

02.05.2017 20:11

Janë rikthyer protestat e Të bashkuar për Maqedoninë, para kuvendit republican, pas pauzës që erdhi pas dhunës në kuvend të enjten...

Edhe sot protestuesit kanë paralajmëruar se nuk kanë ndërmend të ndalen derisa të dëgjohet zëri i tyre, madje paralajmëruan edhe padi ndaj asaj që e quajtën ”shtet jofunksional”.
 
“Ne e denojme dhunen, ne nuk jemi të dhunshëm, por e denojme edhe drejtimin e pistoletave ne drejtim te popullit , e denojme edhe recitimin e himnave te huaja ne kete kuvend. Kerkojmë të na ndegjojnë e kanë patjetër të na ndegjojne, kerkojmë që mos ta injorojnë popullin…
 
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se e kemi vetëm një plumb, ai plumb eshte uniteti yne. Ne nuk kemi armë tjeter per të luftuar keto pune qe po behen nga të gjitha anët edhe brenda dhe jashtë…
 
“Do ta padisim ketë shtet jofunksional, në emër të të gjithë qytetareve të cilet me shumë shohin se cfarë po ndodh, se cilido politikan”, shprehen protestuesit.
 
Parlamenti ishte I rrethuar nga forca të shumta policore por përvec këngëve patriotike dhe thirrjeve të njohura kundër shqiptarëve, LSDM-së dhe asaj që protesuesit e quajnë “platform e tiranës”, nuk kishte asnjë incident dhe protestuesit u shpërndanë për tu rimbledhur sërisht nesër.
 
BESIM ABDULLAI