Maqedoni

MPB konfirmon, gjendet mjet shpërthyes në Kuvend

02.05.2017 20:44

Sigurimi I Kuvendit ka gjetur një mjet shpërthyes në katin e parë të ndërtesës së parlamentit...

Nga ministria e brendëshme konfirmojnë rastin duke sqaruar se mjeti shpërthyes është gjetur në orën 17:28 minuta.
 
Shefi I sigurimit të Kuvendit, Goran Jarcevski, njoftoi se në katin e parë të kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka gjetur një mjet shpërthyes të improvizuar, një petard me fitil të ligjur me ngjitës pas një bombole gazi të madhe, nga ato që përdoren për mbushjen e  cakmakëve.
 
Policia ka siguruar dhe larguar mjetin shpërthyes por nuk ka asnjë të dhënë se kush e solli në kuvend.