Ndërpritet komunikacioni në aksin Ura e mullisit – Dibër
03.05.2017 09:47
Për shkak të asfaltimit të rrugës, sot dhe nesër aksi rrugor Ura e mullisit – Dibër......

Për shkak të asfaltimit të rrugës, sot dhe nesër aksi rrugor Ura e mullisit – Dibër do të mbyllet në dy drejtimet në periudhë prej orës 13 deri në orën 17, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Në rrugët e tjera të vendit trafiku zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
