Basha dhe Rama ulen përballë njëri tjetrit, qeveria teknike nuk është më kusht
Kreu i partise demokratike te Shqiperise pritet qe sot te ulet perballe kreut te PS-se Edi Ramës...

Kreu i partise demokratike te Shqiperise pritet qe sot te ulet perballe kreut te PS-se Edi Ramës, pak metra larg çadrës së protestës. Për herë të parë pas 74 ditësh, Lulzim Basha nuk e përkufizoi kërkesën për qeveri teknike, si kusht për zgjedhje.
Qëndrimi i ndryshëm i Bashës, që është i gatshëm të dëgjojë prej Edi Ramës se çfarë ka për të ofruar për zgjidhje pa dhënë më parë dorëheqje, ishte një vendim që grupi parlamentar e mori pas një diskutimi me shumë pikëpyetje dhe dilema nga deputetët.
Jozefina Topalli tha se ishte e paimagjinueshme mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje. Majlinda Bregu tha se është genocid të lesh 600 mijë votues të PD-së pa votuar, ndërsa Astrit Patozi mbështeti Bashën, por i kërkoi të bëjë mirë llogaritë gjatë negociatave.
Tani opozita pret ofertën e Edi Ramës, përballë ofertës së qeverisë teknike.
“Po i kërkojmë të ofrojë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Me një rrugë tjetër, por ajo nuk mund të jetë një rrugë fasadë. Duhet të jetë një rrugë e vërtetë drejt zgjedhjeve. Këtu nuk ka më hapësirë për fasadë", thone nga partia demokratike.
