Maqedoni

LSDM: Kushte për punën e kryeparlamentarit

03.05.2017 12:35

LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që institucionet të mundësojnë kushte për punë për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë së re pa shtyrje...

“Institucionet dhe të punësuarit në të janë të obliguar të mundësojnë zbatim të vullnetit të shumicës së qytetarëve. Është e domosdoshme që kryetari i ri i Kuvendit, i zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, plotësisht t’i ndërmarrë përgjegjësitë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve ndaj qytetarëve dhe shtetit”,- theksojnë në kumtesë.
 
Sipas LSDM-së, interes kulmor shtetëror është transferi i qetë i pushtetit dhe formimi i qeverisë së re reformuese dhe ajo, siç theksojnë, do të ndodhë shpejtë.
 
“Në kohë sa më të shkurtë, Talat Xhaferi do ta informojë Gjorge Ivanovin se ekziston shumicë e deklaruar parlamentare dhe se Ivanov është i obliguar t’ia japë mandatin kryetarit Zaev për formimin e Qeverisë së re”, qëndron në kumtesë.  
 
Nga LSDM theksojnë se dhuna e përgjakshme në Parlament nga e enjtja nuk guxon të përsëritet dhe se porositësit dhe ekzekutuesit do të përgjigjen për veprimet e veta. LSDM porosit se shumicës parlamentare duhet t’i mundësohet të formojë qeveri pa shtyrje të mëtutjeshme.