MOTI
Maqedonia në fazën e verdhë, paralajmërime për reshje të reja
26.05.2014 13:37
Reshje më të mëdha dhe vetëtima priten në rajonin Ohër-Prespë, në Pellagoni dhe në jugun e Vardarit........

Meteoalarmi i stacionit Meteorologjik evropian paralajmëron për paraqitje të motit të ligë sot në një pjesë të territorit të Maqedonisë. Reshje më të mëdha dhe vetëtima priten në rajonin Ohër-Prespë, në Pellagoni dhe në jugun e Vardarit.
Në rajonin e Pollogut priten reshje shiu, ndërsa për Shkupin dhe rajonin e Osogovës-Maleshevës, nuk ka paralajmërime. E verdha është e para nga tre fazat për paralajmërim dhe tregon rrezikshmëri, e cila nuk do të thotë të rezultojë me fenomene më intensive meteorologjike edhe pse qytetarët duhet të kenë kujdes.
