Xhaferi pret publikimin e zgjedhjes në Gazetën Zyrtare, i ka firmat e 76 deputetëve

03.05.2017 15:03

76 deputetë të shumicës parlamentare i kanë bërë kërkesë Gazetës Zyrtare....

76 deputetë të shumicës parlamentare i kanë bërë kërkesë Gazetës Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë.

Tashmë janë verifikuar 67 nënshkrime në arkivin e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës, në mënyrë që Talat Xhaferi të marrë zyrtarisht pushtetin në Kuvend.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa, pasi vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiç e Goran Misovski.