Maqedoni

VMRO i kundërpërgjigjet Zhernovskit: I vardiset LSDM-së për ta rikandiduar në Qendër

03.05.2017 17:35

VMRO, ndërkohë, e quan Zhernovskin manipulues që i vardiset LSDM-së vetëm për postin e kreut të komunës....

“Zhernovski jeton dhe ushqehet nga ofendimet, gënjeshtrat dhe arroganca. Po të mos ishin këto raste të montuara, LSDM dhe Zhernovski nuk do të kishin me çfarë të bëhen aktualë. Zhernovski tani është në garë për vardisje ndaj LSDM-së me shpresë të madhe se përsëri do ta kandidojnë për kryetar të komunës Qendër”,- kanë reaguar nga VMRO-DPMNE pas akuzave të Zhernovskit nga seanca e shtyrë për rastin “Shuplaka”.