Botë

Siri, shpërthim pranë kufirit me Turqinë, 5 të vdekur

03.05.2017 17:45

5 të vdekur është bilanci i një shpërthimi të fuqishëm në qytetin Azaz në Siri, pranë kufirit me Turqinë....

Një makinë bombë u përplas në zyrat e Qeverisë së përkohshme siriane, e cila përfaqëson opozitën në zonat e okupuara nga rebelët.
 
Shumë persona janë lënduar, por askush nuk ka një numër të saktë të tyre. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, theksoi se numri i viktimave ka gjasa të rritet.