Maqedoni
Filluan ndryshimet në Parlament, Veljanovski largohet edhe nga ueb-faqja zyrtare
03.05.2017 18:00
Veljanovski nuk është larguar vetëm nga zyra, por edhe nga ueb-faqja zyrtare e parlamentit, e cila është rinovuar me të dhënat e reja...

Emri i Talat Xhaferit ka zëvendësuar kryetarin e deritanishëm, Trajko Velanoskin. Zëvendës të Xhaferit në këtë përbërje parlamentare do të jenë Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Rafis Aliti nga BDI-ja dhe Renata Deskoska nga LSDM-ja. Për momentin nuk ka paralajmërime për seancë të re parlamentare dhe ende nuk janë formuar grupet e deputetëve në Parlament.
