Botë

Kinë, shembet tuneli, 12 të vdekur dhe 12 të lënduar

03.05.2017 18:45

Një shpërthim në një tunel në ndërtim në Kinën Jugore rezultoi me 12 të vdekur dhe 12 të tjerë të lënduar...

Tuneli ishte pjesë e një linje të re të shpejtë hekurudhore dhe viktimat janë punëtorët e firmës që ndërtonte tunelin. Ekipet e shpëtimit erdhën menjëherë në zonë, por u detyruan të ndërpresin punën disa herë për shkak të densitetit të lartë të monoksidit të karbonit në zonën e shembur.

Dëshmitarët okularë thanë së është ndjerë erë e rëndë gazi në afërsi të vendit gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë deri sa nuk përfundon puna e ekipeve të shpëtimit të cilët po mundohen të nxjerrin personat e mbetur brenda në tunel.