Botë
ShBA, avioni prek telat elektrikë, bie mbi makina
03.05.2017 19:01
Një avion i vogël ka shpërthyer mbi makina pasi është përplasur me një shtyllë korrenti para se të rrëzohej mbi rrugë....

Avioni është rrëzuar në një rrugë shumë të frekuentuar në Mukilteo të Uashingtonit në ShBA.
Pamjet tregojnë makinat që kanë ndaluar para semaforit të kuq dhe pak sekonda më pas dallohet avioni që vjen nga e djathta dhe pasi prek me telat e korrentit, shpërthen në flakë.
Nga ky aksident një numër i madh makinash janë dëmtuar, por fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar dëme serioze.
