Botë
Të paktën pesë persona humbën jetën në një fatkeqësi miniere në Iran
03.05.2017 20:51
Të paktën pesë minatorë kanë humbur jetën, ndërsa edhe dhjetë janë bllokuar nën tokë...

Të paktën pesë minatorë kanë humbur jetën, ndërsa edhe dhjetë janë bllokuar nën tokë, pas shpërthimit të fortë që ndodhi në minierën e qymyrit në pjesën veriore të Iranit.
Nga miniera Azadshar në rajonin Golestan janë dërguar automjete ambulance, helikopterë dhe ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet iraniane tentojnë që të konfirmojnë përmasat e tragjedisë.
"Supozohet se nën tokë janë bllokuar midis 40 dhe 50 persona, citoi shefi i Drejtorisë rajonale për ballafaqim me situatat e krizave Sadel Ali Mogadam.
"Pres Ti Vi" - sektori anglez i televizionit shtetëror iranian publikoi për dy minatorë që kanë humbur jetën, ndërsa Al Xhezira për pesë minatorë të cilët kanë humbu jetën.
Mediat iraniane publikuan se shpërthimi ndodhi momentin kur punëtorët i kanë ndërruar turnet.
Disa burime theksuan se bëhet fjalë për shpërthim të gazit.
Në minierën Azadshar punojnë më shumë se 500 minatorë, cituan mediat iraniane./mia
