Ditë e hapur në Universitetin e Shtipit për programin "Erazmus plus"
04.05.2017 10:29
Me rastin e realizimit të suksesshëm të Erazmus plus dhe Javës evropiane të të rinjve....

Me rastin e realizimit të suksesshëm të Erazmus plus dhe Javës evropiane të të rinjve, Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip sot do të organizojë ditë të hapur dhe shoqërim me studentët e deritanishëm shfrytëzues të këtij programi arsimor të BE-së.
Në ngjarjen në hollin e Kampusit 2 në UGD do të prezentohen mundësitë të cilat i ofron programi Erazmus plus për studim, praktikë, trajnim dhe vullnetari, ndërsa vëmendje më e madhe do t'u kushtohet mundësive për bursa të cilat UGD ua ofron studentëve përmes programit.
