Komuna e Çairit me aktivitet tradicional të javës evropiane "Ditët e Evropës"
04.05.2017 11:21
Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN).....

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) sot fillon me realizimin e aktivitetit tradicional të javës europiane me titull "Ditët e Europës".
Aktivitetet do të mbahen në sallën e konferencave të Komunës së Çairit. Të pranishëm do të jenë Ambasadori i Republikës së Holandës z.Plomp, zëvendëskryeministri, Arbër Ademi, Prof. Dr. Iva Zajmi nga Universiteti i Tiranës dhe Prof. Dr. Ylber Sela - Drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.
