“My City Screams” shfaqet premierë në Kumanovë
Një qytet i udhëhequr nga një grup gangsterësh, vrasjesh, dhunë e drogë, por nga ana tjetër dashuria e dy të rinjve e karakterizojnë filmin “My city screams“ (“Ulërimat e qytetit“), të shfaqur mbrëmë në Pallatin e Kulturës të stërmbushur në qytetin e Kumanovës..........
Një qytet i udhëhequr nga një grup gangsterësh, vrasjesh, dhunë e drogë, por nga ana tjetër dashuria e dy të rinjve e karakterizojnë filmin “My city screams“ (“Ulërimat e qytetit“), të shfaqur mbrëmë në Pallatin e Kulturës të stërmbushur në qytetin e Kumanovës.
Bëhet fjalë për një realizim të shkëlqyeshëm të produksionit filmik “Framein” nga Kumanova. Për 27 minuta të gjithë aktorët dhe të gjithë ata që punuan në këtë realizim filmik, bënë që publiku të mbetet në pritje të rrjedhës dhe epilogut të ngjarjes, kurse në fund i tërë ekipi të shpërblehet me duartrokitje frenetike.
Producent i filmit është Arben Fejzullahu, skenarin dhe regjinë i ka bërë Ibrahim Deari, montazhin Erman Memedi, kurse në rolet kryesore paraqiten: Linda Kosumoviç, Shklqim Islami, Mirsad Abazi, Musa Isufi, Ismail Kasumi, Muzbajdin Qamili, Gani Veseli, Elmir Fejsullai dhe Sami Mustafa. (Nexhati Aqifi, TVM2)