Dallas - kampusi universitar, dy të vdekur nga sulmi me armë
04.05.2017 12:54
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë.....

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë në një kampus universitar në Dallas të ShBA-ve.
Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar qëlloi për vdekje një person ende të paidentifikuar dhe më pas vrau edhe veten.
Policia thotë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje, megjithatë vazhdojnë kontrollet në kampusin universitar për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik tjetër.
Policia konfirmon se janë dëgjuar tre të shtëna me armë. Kampusi u mbyll deri në një njoftim të dytë.
